Konferenca ndërkombëtare Roli i shoqërisë civile në buxhetimin (e përgjegjshëm gjinor): pjesëmarrja, avokimi dhe llogaridhënia, një event i përbashkët e organizuar nga Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetit Gjinor i organizatave të shoqërisë civile, UN Women dhe Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit u mbajt nga 26 deri më 29 qershor 2022 në Ohër, Maqedoni. Konferenca kishte për qëllim (i) promovimin e roleve të ndryshme të shoqërisë civile në avancimin e barazisë gjinore duke përdorur mjete buxhetore të përgjegjshme gjinore; (ii) shkëmbimin e përvojave ndërmjet shoqërisë civile, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare mbi strategjitë dhe qasjet efektive në përdorimin e mjeteve të BPGJ për të ndikuar politikat dhe buxhetet, duke përfshirë periudhën e COVID-19; dhe (iii) të ofrojë platformë për rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike ndërmjet shoqërisë civile, qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Konferenca kishte shtatë (7) panele dhe dhjetë (10) seminare dhe mblodhi së bashku mbi gjashtëdhjetë (60+) pjesëmarrës nga tetëmbëdhjetë (18) vende nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.

 

Aktivistët e shoqërisë civile, studiuesit dhe advokuesit gjinorë diskutuan rolin e OSHC-ve në përfshirjen e gjinisë në politika dhe buxhete, veçanërisht në kohët kur përgjigja e qëndrueshmërisë po dështon të adresojë nevojat e ndryshme të grave dhe burrave të krijuara nga krizat shëndetësore, ekonomike dhe të tjera.

Pjesëmarrësit përvetësuan qasjet e ndryshme për rritjen e pjesëmarrjes së OSHC-ve në proceset e bërjes së politikave dhe buxhetimit vendor dhe qendror dhe përfitimet që ajo  sjell për krijimin e shërbimeve zgjidhjeve nga politika. Konferenca u përdor si një forum për të paraqitur qasjet, sfidat, sukseset dhe mësimet e nxjerra në lançimin e modeleve të ndryshme pjesëmarrëse për të shprehur nevojat e grave.

Konferenca ofroi hapësirë për OSHC-të si advokues për të diskutuar sfidat dhe qasjet për advokim të suksesshëm për buxhete të përgjegjshme gjinore.

OShC-të kanë gjithashtu një rol vendimtar si vëzhgues të menaxhimit dhe shpërndarjes së financave publike për nevojat e ndryshme të grave dhe burrave. Puna e tyre në kohë pandemie është edhe më e rëndësishme, veçanërisht në zhvillimin e reagimit ndaj urgjencës dhe përgjigjes së qëndrueshme. Prandaj, metodologjitë e mbikëqyrjes dhe rezultatet e tyre gjithashtu u diskuatuan në konferencë.

 

OShC-të duhet të jenë partnerë të besueshëm të qeverive (vendore dhe qendrore) në shmangien e efekteve negative dhe përshtatja e punës së OSHC-ve në agjendat e reformës së MFP-së të qeverive në rajon u prioritizua në diskutimet e konferencës.

Duke pasur parasysh se në vendet në zhvillim 14% e buxheteve nuk ekzekutohen, është ngritur çështja e besueshmërisë buxhetore dhe metodat për vlerësimin e ndikimit të mosekzekutimit të buxhetit në barazinë gjinore, të cilat ishin veçanërisht në fokus të pjesëmarrësve në konferencë.  

Workshopet dhe aktivitetet e rrjetëzimit ishin ndërhyrjet më dinamike të konferencës. Pjesëmarrësit ranë dakord se rrjetëzimi është shumë i dobishëm, por ndërtimi i koalicionit nuk është i thjeshtë. Është kombinimi i shumë shtresave, interesave dhe llojeve të aktorëve. Ky diversitet sjell sfida të tilla si përdorimi i metodologjive dhe kornizave të ndryshme dhe të kuptuarit e ndryshëm se çfarë do të thotë pjesëmarrja gjinore. Por nga ana tjetër, këto dallime lejojnë shkëmbimin e ideve dhe përvojave në kontekste dhe perspektiva të ndryshme, gjë e cila funksionon në forcimin e të gjithë atyre që janë të përfshirë.