Proceset e hartimit të politikave dhe buxhetimit në Evropën Juglindore dhe Republikën e Moldavisë janë të mbyllura, jotransparente dhe rezultojnë në politika që nuk u përgjigjen në mënyrë të barabartë nevojave të grave dhe burrave. Për më tepër, burimet publike nuk shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë midis burrave dhe grave. OShC-të kanë kapacitete të kufizuara për të kontribuar në vlerësimin gjinor të buxhetit si një dokument politikash dhe rrallë janë përqendruar në mbledhjen e të ardhurave dhe shpërndarjen e shpenzimeve duke i vlerësuar ato nga perspektiva e barazisë, drejtësisë dhe efikasitetit.

Programi Rrjeti i Mbikqyrës së Buxhetimit Gjinor (RrMBGj) synon forcimin e rolit të OShC-ve si aktorë të interesuar që kontribuojnë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës dhe përmirësimin e menaxhimit të parave publike duke monitoruar dhe vlerësuar ndikimin e politikave dhe buxheteve gjinore në barazinë gjinore. RrMBGj ka një qëllim të përgjithshëm dhe tre qëllime të veçanta:

Qëllimi i Përgjithshëm: Për të përmirësuar pjesëmarrjen e OShC-ve në proceset e politikave dhe buxhetimit në Evropën Juglindore dhe Republikën e Moldavisë duke përdorur raportimin dhe rrjetëzimin e mbikëqyrësve të buxhetimit gjinor.

Objektivat specifik:

OS 1: Për të forcuar kapacitetin e OShC-ve për të përdorur mjetet BPGJ për të vlerësuar [pokm.,;l’[pkorrespondencën e politikave dhe buxheteve me nevojat e burrave dhe grave

OS 2: Të zhvillojë një rrjet për avokim efektiv të politikave, shkëmbim njohurish, informacionesh si dhe për të forcuar kërkesën e llogarisë nga ana e qeverisë.

OS 3: Për të angazhuar qytetarët dhe për të kontribuar në ndryshimin e politikave që do të çojë në reformimin e financave publike nga këndvështrimi gjinor.

Shkurtimisht, përmes analizave gjithëpërfshirëse, avokimit, transferimit të njohurive tek OSHC-të e tjera dhe rrjeteve, GBËN përpiqet të plotësojë boshllëqet dhe të gjenerojë ndryshime të qëndrueshme për një shpenzim më të ekuilibruar dhe me kosto efektive të parave publike, me qëllimin përfundimtar të shoqërive të barabarta gjinore në të gjitha vendet e Evropës Juglindore.