Qendra e trajnimit ju ofron një sërë mjetesh që do të thellojnë njohuritë tuaja mbi buxhetimin e përgjigjshëm gjinor si koncept, por gjithashtu do t’ju ofrojnë akses në diskutimet e ekspertëve dhe diskutimet në webinarë përmes të cilave mund të forconi njohuritë e fituara tashmë nëpërmjet shembujve dhe zgjidhjeve praktike nga fusha të ndryshme sociale si Ndryshimet klimatike, Menaxhimi i krizave (p.sh. Covid-19), Menaxhimi i financave publike dhe Roli i organizatave të shoqërisë civile etj.
Për këto arsye, qendra e trajnimit ka tre funksione:
1. Trajnimet online të disponueshme përmes Akademisë elektronike të BPGJ www.gbwnacademy.net
Në seksionin e Akademisë elektronike të BPGJ, janë në dispozicion dy module të trajnimit online BPGJ: (a) trajnimi bazë; dhe (b) trajnim i avancuar për BPGJ. Të dy trajnimet i mundësojnë kursantit të përzgjedhë vetë ritmin e të mësuarit duke përdorur burimet elektronike, të krijuara për nevojat e organizatave joqeveritare. E vetmja gjë që duhet të bëni është të zgjidhni modulin për të cilin jeni të interesuar, të ndiqni hapat e regjistrimit për akademinë elektronike www.gbwnacademy.net dhe të fitoni njohuri të mjaftueshme mbi BPGJ që do t’ju lejojnë të jeni pjesë e familjes së aktivistëve dhe palëve të interesuara në buxhetime më të drejta në nivel kombëtar dhe lokal, si për gratë ashtu edhe për burrat. Në fund të trajnimit ju merrni edhe një certifikatë.
2. Biblioteka elektronike e trajnimeve
Në këtë seksion mund të dëgjoni të gjitha regjistrimet audio/video nga modulet e Trajnimit BPGJ për fillestarët, Trajnimin e avancuar dhe BPGJ në financat dhe prokurimet publike.
3. Biblioteka elektronike e webinareve
Në këtë seksion mund të dëgjoni të gjitha regjistrimet audio/video nga webinarët e mbajtur deri më tani brenda RrMBGj.
Përveç kësaj, ju do të keni në dispozicion një sërë manualesh dhe materialesh mësimore që do t’ju bëjnë ekspertë dhe avokues të vërtetë të BPG
Subscribe to our newsletter to receive updates, news, and insights about our work in gender equality
Center for Research and Policy Making – Network for Gender Responsive Budgeting
With funding from