Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetit Gjinor është një rrjet rajonal që kërkon të zhvillojë akoma më shumë buxhetimin e përgjegjshëm gjinore në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë, drejt përdorimit më efikas, efektiv, transparent dhe të drejtë të burimeve që përfitojnë gra dhe burra të ndryshëm. Rrjeti i arrin qëllimet e tij përmes zgjerimit të njohurive dhe pranimit të ekonomisë feministe, hulumtime që përfshijnë analizën gjinore, shkëmbimin e përvojave, ndërtimin e koalicionit me aktorët e tjerë, shtimin e kapaciteteve për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, avdokim dhe monitorim.
Prandaj, ne imagjinojmë një botë ku burimet shpërndahen në një mënyrë efektive, transparente, të drejtë dhe të barabartë që plotëson nevojat e burrave, djemve, grave dhe vajzave të ndryshme.
Ekzistojnë tre opsione përmes të cilave ne rrisim dhe zgjerojmë RrMBGj: përmes regjistrimit të projektit të veçantë të Buxhetimit të Pergjegjshëm Gjinor (BPGJ), përmes organizatave që punojnë drejt barazisë gjinore ose BPGJ ose nëpërmjet ekspertëve individualë të BPGJ.
Përpara përfundimit të regjistrimit, ju lutemi të lexoni Statutin dhe Kodin e Sjelljes së RrMBGj për t’u njohur me kushtet e anëtarësimit dhe parimet e rrjetit.
Udhëzues për regjistrimin
Regjistrimi i organizatës
Tek menuja kryesore e Rrjetit Rajonal zgjidhni shtetin ku ndodhet organizata – për shembull Maqedonia e Veriut. Më pas, do t’ju hapet një nën -skedë me tre opsione (si në foto). Zgjidhni Regjistrimi i Organizatës. Ju duhet të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara duke siguruar informacion të shkurtër, por shpjegues për organizatën tuaj. Pasi të keni përfunduar regjistrimin, konfirmoni të dhënat tuaja duke klikuar linkun e konfirmimit në postën elektronike që keni përdorur për regjistrim. Më pas, administratori i RrMBGj do të miratojë të dhënat dhe portofoli i organizatës suaj do të shfaqet në platformën elektronike.
Regjistrimi i projektit
Tek menuja kryesore e Rrjetit Rajonal zgjidhni shtetin ku projekti aktualisht po zbatohet – për shembull Republika e Moldavisë. Më pas, do t’ju hapet një nën -skedë me tre opsione (si në foto). Zgjidhni Regjistrimi i Projektit. Ju duhet të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara duke siguruar informacion të shkurtër, por shpjegues mbi projektin tuaj në lidhje me BPGJ / Barazinë Gjinore. Pasi të keni përfunduar regjistrimin, konfirmoni të dhënat tuaja duke klikuar linkun e konfirmimit në postën elektronike që keni përdorur për regjistrim. Më pas, administratori i RrMBGj do të miratojë të dhënat dhe informacioni i projektit tuaj do të shfaqet në platformën elektronike.
Regjistrimi i ekspertëve
Tek menuja kryesore e Rrjetit Rajonal zgjidhni shtetin ku po punoni si ekspert. Në rast se punoni në vende të ndryshme, atëherë zgjidhni shtetin tuaj sipas kombësisë, por në përshkrim jepni ekspertizën tuaj rajonale. Zgjidhni Regjistrimi i Ekspertit. Ju duhet të plotësoni të gjitha fushat e kërkuara duke ofruar informacion të shkurtër, por shpjegues mbi përvojën, njohuritë dhe dijen tuaj mbi BPGJ / Barazinë Gjinore. Pasi të keni përfunduar regjistrimin, konfirmoni të dhënat tuaja duke klikuar linkun e konfirmimit në postën elektronike që keni përdorur për regjistrim. Më pas, administratori i RrMBGj do të miratojë të dhënat dhe portofoli juaj personal si ekspert do të shfaqet në platformën elektronike.
(!) E RËNDËSISHME: MUND TË NDODHË QË NJË REGJISTRUES DO DOJË TË REGJISTROHET NË OPSIONIN ORGANIZATA DHE PROJEKTI, OSE NË OPISONIN PROJEKTI DHE EKSPERTI. NË KËTË RAST REGJSITRUESI DUHET TË PËRDORË DY POSTA ELEKTRONIKE TË NDRYSHME. KJO BËHET PËR ARSYE SIGURE.
Subscribe to our newsletter to receive updates, news, and insights about our work in gender equality
Center for Research and Policy Making – Network for Gender Responsive Budgeting
With funding from