Morëm pjesë në Samitin REAL DEAL, i cili u mbajt në Budapest nga 19 deri më 21 qershor 2024.

Nga data 19 deri më 21 qershor 2024, Elirjeta Beka, përfaqësuese e Rrjetit të Grave të Kosovës (KWN), anëtare e Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetimit të Ndjeshëm Gjinor (GBWN), mori pjesë në Samitin REAL DEAL të mbajtur në Institutin për Demokraci, në Universitetin Evropian Qendror (CEU) në Budapest, Hungari. Samiti mblodhi akademikë të njohur, organizata të shoqërisë civile dhe aktorë në nivel të BE-së për të shqyrtuar së bashku se si të vendosen njerëzit dhe planeti në qendër të tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë.

Projekti REAL DEAL “Riformësimi i Avancimeve Evropiane drejt Udhëheqjes së Gjelbër përmes Qasjeve Deliberative dhe Mësimdhënies” është një iniciativë disavjeçare që synon të hartojë dhe zbatojë qasje novatore të demokracisë deliberative, të cilat nxisin pjesëmarrje domethënëse të qytetarëve në formësimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Gjatë gjithë samitit, Elirjeta mori pjesë në një sërë sesionesh dhe panelesh që trajtonin ndërthurjen mes angazhimit qytetar, politikave mjedisore dhe praktikave përfshirëse demokratike. Ajo mori pjesë në sesione ideimi rreth Protokollit dhe paketës së veglave të REAL DEAL, duke ofruar rekomandime konkrete për mënyrat se si mjetet për angazhimin qytetar mund të përshtaten për të siguruar përfshirjen gjinore, veçanërisht në rajonet me hapësirë të kufizuar për veprim qytetar dhe burime të pakta. Këto diskutime janë veçanërisht të rëndësishme në kohën kur BE-ja po avancon strategjitë e saj për zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër.

Elirjeta prezantoi gjithashtu punën e GBWN para pjesëmarrësve, duke theksuar rolin e rrjetit në monitorimin e financave publike përmes një lente gjinore dhe mjedisore. Ajo vuri në pah hulumtimin e ardhshëm të GBWN mbi transportin, që përfshin si studime të rasteve kombëtare ashtu edhe një analizë më të gjerë rajonale. Në fjalën e saj, ajo ftoi pjesëmarrësit dhe partnerët të bashkëpunojnë dhe të bëhen pjesë e komunitetit në rritje të GBWN.

Facebook
Twitter
LinkedIn

You may be interested in