Takimi i parë i rrjetit Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetimit Gjinor u mbajt në datat 24-26 të këtij muaji në Zabljak (Mali i Zi). Në takim morën pjesë përfaqësues të të gjitha organizatave që përbëjnë konsorciumin, dhe u organizua transmetimi online për ata anëtarë të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë. Takimi parashtroi aktivitetet që do të zbatohen në periudhën e ardhshme dhe partnerët ranë dakord për një plan të ri pune i cili përfshin përgatitjen e tre analizave të reja, advokimin për ndryshimet e politikave, debatet publike në parlamentet kombëtare të vendeve zbatuese, një vizitë të dytë studimore etj

Për më tepër, u përcaktua edhe teksti i tre dokumenteve strategjikë që do të ndihmojnë në zgjerimin e rrjetit, dukshmërinë e tij, si dhe mënyrën se si do të punojë ai dhe si do të marren vendimet në momentin kur anëtarët e rinj të fillojnë t’i bashkohen.

Së fundi, për t’u njohur më mirë dhe për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin, anëtarët e pranishëm ndezën adrenalinën e tyre shpirtërore duke bërë rafting në lumin Tara, ndërsa më trimat guxuan të bënin dhe “zip line”.