Në botimin e fundit të Buletinit të RrMBGj, ju informojmë mbi qasjet e ndryshme, përmes të cilave rrjeti ynë ndikoi në informimin dhe debatet për përfshirjen e komponentit gjinor, në proçesin e buxhetimit në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë.

Dokumentet e politikave publike, pjesëmarrja në komisionet parlamentare për barazinë gjinore, financat dhe buxhetimin, si dhe letrat e hapura janë disa nga qasjet të cilat synuan jo vetëm vënien në lëvizje të deputetëve dhe shoqërisë civile, por dhe ndërgjegjësimin e tyre mbi mangësitë në alokimet e propozuara buxhetore dhe programet për rritjen e barazisë gjinore në vitin 2022.

Për më shumë detaje, si dhe për të mësuar më shumë mbi rekomandimet e dhëna, ju ftojmë të lexoni buletinin e tetë këtu.