Bashkohu me lëvizjen tonë globale që kërkon një buxhetim më të mirë të BE-së për barazinë gjinore!
Së bashku me mbi 100 organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë, Rrjeti “Gender Budget Watchdog” i bën thirrje Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të sigurojnë që Kuadri i ardhshëm Financiar Shumëvjeçar (MFF), buxheti i BE-së, të kontribuojë në barazinë gjinore!
MFF i ri duhet të:
✅ Përfshijë një objektiv të qartë për financimin e barazisë gjinore
✅ Kërkojë buxhetim të ndjeshëm ndaj gjinisë në të gjitha programet e financuara nga BE-ja
✅ Sigurojë monitorim, vlerësim dhe transparencë të përmirësuar të rezultateve
Pse ka rëndësi kjo?
Barazia gjinore është një vlerë dhe e drejtë themelore.
Është një investim i mençur që rrit PBB-në, zhvillimin dhe sigurinë.
Read the full Policy Brief: ENGLISH VERSION HERE
Albanian
Bosnian/Serbian/Montenegrin
Macedonian
Romanian
Bashkohu me lëvizjen! Nënshkruaj këtu si OShC ose si individ: NËNSHKRUANI KËTU
Le të kërkojmë buxhete që pasqyrojnë vlerat tona dhe sjellin ndryshime reale!
Ju ftojmë gjithashtu të dërgoni letrën tuaj të përshtatur në adresën: cab-vonderleyen-contact@ec.europa.eu
KËTU gjeni një sugjerim nga konsorciumi që mund ta përshtatni sipas nevojave tuaja:
I nderuar/ E nderuar …,
Ne ju shkruajmë në emër të mbi 200 organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertëve nga Evropa dhe më gjerë, për t’i kërkuar Komisionit Evropian që Kuadri i ardhshëm Financiar Shumëvjeçar (MFF) të kontribuojë në barazinë gjinore dhe të drejtat e grave.
Kërkojmë që MFF i ri të:
✅ Përfshijë një objektiv të qartë për financimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave
✅ Kërkojë buxhetim të plotë gjinor në të gjitha programet e financuara nga BE-ja
✅ Sigurojë monitorim, vlerësim dhe transparencë të përmirësuar të rezultateve për barazinë gjinore
Pse ka rëndësi kjo?
⚖️ Barazia gjinore është një vlerë dhe e drejtë themelore. Më shumë se kurrë, BE-ja duhet të tregojë përkushtimin e saj ndaj kësaj vlere dhe detyrimeve nga Traktatet.
📈 Të dhënat tregojnë se është një investim i qëndrueshëm që rrit PBB-në, punësimin, zhvillimin dhe ndihmon në ndërtimin e një Evrope të sigurt.
Ju lutemi gjeni bashkëngjitur rekomandimet brenda një dokumenti politik të cilin e kemi mbështetur, duke kërkuar veprimin tuaj urgjent për të siguruar që MFF i ri t’i përfshijë këto.
Me respekt,