Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit të Ndjeshëm Gjinor (GBWN) shpall Thirrje Publike për angazhimin e një ekipi prej dy ekspertësh për zhvillimin dhe realizimin e një trajnimi në fushën e Buxhetimit të Ndjeshëm Gjinor (GRB) dhe Financimit të Ndryshimeve Klimatike.
Thirrja bëhet në kuadër të procesit të Ngritjes së Kapaciteteve dhe Ndarjes së Nën-Granteve në fushën e GRB dhe financimit të ndryshimeve klimatike për organizatat dhe individët nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Moldavia.
Në kuadër të kësaj thirrjeje parashihen trajnime online dhe me prezencë fizike si pjesë e procesit të aplikimit për përfitimin e nën-granteve. Trajnimi me prezencë fizike përbën pjesë të domosdoshme të këtij procesi. Njohuritë e fituara nga pjesëmarrësit përmes këtyre trajnimeve do të përdoren për përgatitjen e një propozimi të plotë projekti, me asistencë të përshtatur dhe mentorim nga ekspertët e GBWN në fushën e buxhetimit gjinor dhe financimit klimatik.
Aplikimet në kuadër të këtij skemi duhet të adresojnë çështje që lidhen me buxhetimin e ndjeshëm gjinor dhe financimin e ndryshimeve klimatike, përfshirë analizën gjinore për orientimin e shpenzimeve, monitorimin e tyre përmes analizës së ndikimit gjinor, apo përdorimin e veglave të tjera të GRB. Çështjet që projektet mund të trajtojnë përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:
-
Përfshirja gjinore në kuadër të instrumenteve globale si Global Environment Facility (GEF), Green Climate Fund (GCF), Least Developed Countries Fund (LDCF), dhe Special Climate Change Fund (SCCF);
-
Përfshirja gjinore në kuadër të instrumenteve rajonale si Western Balkans Investment Framework (WBIF), Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD);
-
Projektet për rezistencë ndaj klimës të mbështetura nga buxheti kombëtar;
-
Projektet për ndryshime klimatike të mbështetura nga buxhetet lokale.
Ekspertët e angazhuar duhet të përgatisin një trajnim gjithëpërfshirës mbi “Buxhetimin e Ndjeshëm Gjinor dhe Financimin e Ndryshimeve Klimatike”, në përputhje me mekanizmat e sipërpërmendur financiarë dhe format ekzistuese të GRB dhe financimit klimatik. Metodologjia e trajnimit duhet të përfshijë raste studimore konkrete të projekteve të financuara (si p.sh. projekti për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë).
Ekspertët duhet të përgatisin materialet e trajnimit, të cilat do të përfshijnë: prezantime (PPT), mjete interaktive mësimore, teste për vlerësimin e përvetësimit të njohurive për çdo modul, si dhe lista me literaturë shtesë për lexim.
Angazhimi i ekspertëve do të zgjasë pesë (5) ditë pune në periudhën nga 1 gusht deri më 15 tetor 2024. Shpërndarja e ditëve të punës do të jetë si më poshtë:
-
Një (1) ditë për përgatitjen e trajnimit
-
Tre (3) ditë për realizimin e trajnimit, i cili do të zhvillohet në Shqipëri, nga 25 deri më 27 shtator 2024
-
Një (1) ditë për përgatitjen e raportit të trajnimit
Për më shumë detaje mbi detyrat, përgjegjësitë dhe kualifikimet e kërkuara për këtë angazhim, ju lutemi konsultohuni me Termat e Referencës (ToR).