Nga data 10 deri më 13 qershor 2025, koordinatorët e Rrjetit Monitorues për Buxhetimin Gjinor (RMBGJ) u mblodhën në Kishinau, Moldavi, për të forcuar koordinimin rajonal në fushën e avokimit dhe komunikimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.
Gjatë takimit, u rishikua dhe u përshtat Strategjia e Komunikimit të GBWN-së, për të siguruar përputhje të plotë me Dokumentin e Projektit, Strategjinë për Zhvillimin e Rrjetit dhe Planin e Avokimit. Ndër rezultatet kryesore të sesioneve të punës ishin: arritja e marrëveshjes për strategjinë e fushatës PEFA, finalizimi i Planit të Avokimit për Transportin, rishikimi i Planit të Përgjithshëm të Avokimit, si dhe nisja e procesit të mbledhjes së tregimeve për ndikimin nga përfituesit e granteve të vogla dhe anëtarët e tjerë të rrjetit. Këto tregime do të pasqyrojnë ndikimin real të punës sonë dhe do të forcojnë bazën e provave për ndryshim.
Një nga qëllimet aktuale të përbashkëta është promovimi i politikave buxhetore dhe të transportit që janë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Për të theksuar përkushtimin tonë ndaj mobilitetit të qëndrueshëm dhe politikave publike të ndjeshme ndaj gjinisë, ekipi ynë realizoi një shëtitje simbolike me biçikleta përgjatë brigjeve të qeta të liqenit Valea Morilor në Kishinau—duke nënvizuar rëndësinë e sistemeve të transportit të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse që u shërbejnë të gjithëve.
Të bashkuar në një qëllim të përbashkët, rrjeti ynë vazhdon të forcojë përpjekjet për ta bërë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor (BPGJ) një pjesë thelbësore të sistemeve të menaxhimit të financave publike.