Sesioni i Komunitetit – Mars 2025: Mbyllja e Hendekut Gjinor në Paga – BPGJ si Çelësi për Barazi Ekonomike

Sesioni i komunitetit i GBWN me titullin “MBYLLNI HENDEKUN: BPG si Çelësi për Paga të Barabarta” u zhvillua më 26 shkurt 2025, nga ora 14:00 deri në 16:00 CET.

Folësit në këtë sesion ishin:

  • Natalia Melnic, themeluese dhe kryeredaktore e botimit për biznes të Glossa, Moldavi

  • Tania Ivanova, presidente e organizatës Reactor, Maqedonia

  • Marina Vujaçiç, drejtoreshë e Shoqatës së Rinisë me Aftësi të Kufizuara, Mali i Zi

  • Esmeralda Hoxha, koordinatore projekti në Qendrën për Aleancën Gjinore për Zhvillim, Shqipëri

  • Liz Hind, zyrtare për partneritete lokale dhe trajnime në Women’s Budget Group, MB

Organizatat e shoqërisë civile të paraqitura gjatë sesionit ishin:

  • Women’s Budget Group (WBG) – Një organizatë e mendimit (think tank) në Mbretërinë e Bashkuar që analizon ekonominë nga perspektiva gjinore dhe është organizata udhëheqëse feministe në këtë fushë. WBG bashkon ekonomistë feministë, studiues dhe aktivistë që punojnë për të siguruar që politikat ekonomike dhe buxhetore të avancojnë barazinë gjinore. Ndër të tjera, ata fokusohen në analizën e ndikimit që kanë shpenzimet publike, taksat dhe politikat ekonomike mbi gratë, duke theksuar rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në mbylljen e hendekut gjinor në paga dhe arritjen e drejtësisë ekonomike.

  • Shoqata e Rinisë me Aftësi të Kufizuara në Malin e Zi (AYDM) – Një organizatë që avokon për të drejtat, përfshirjen dhe fuqizimin ekonomik të personave me aftësi të kufizuara, me fokus të veçantë në drejtësinë ekonomike. Ata zbatojnë një program për punësim dhe punojnë për të eliminuar nivelet e shumta të diskriminimit që përjetojnë gratë me aftësi të kufizuara në tregun e punës, duke synuar barazi në pagë dhe mundësi të drejta punësimi për të gjithë. Diskutimi u përqendrua në dallimet gjinore në paga dhe subvencione për personat me aftësi të kufizuara në Malin e Zi.

  • Glossa.md – Një platformë lajmesh në Moldavi që specializohet në thjeshtimin e temave komplekse që lidhen me biznesin, ekonominë, financat dhe çështjet sociale, duke i bërë të kuptueshme për publikun e gjerë. Përveç përmbajtjes informuese, Glossa.md ndjek nga afër hendekun gjinor në paga, duke sjellë në vëmendje pabarazitë ekzistuese.

  • REACTOR – Research in Action – Një organizatë kërkimore jofitimprurëse dhe e pavarur me bazë në Shkup, Maqedonia e Veriut. Fokuset kryesore të saj janë barazia gjinore, të rinjtë dhe zhvillimi urban. REACTOR kontribuon në proceset e hartimit të politikave në nivel lokal, qendror dhe rajonal përmes kërkimit, avokimit dhe nxitjes së debatit publik. Gjatë sesionit u prezantua edhe publikimi: “Bridging the Gender Pay Gap in the Western Balkans? – Një studim për Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Slloveninë”.

  • Qendra për Aleancën Gjinore për Zhvillim (GADC) – Një organizatë jopartiake dhe jofitimprurëse në Shqipëri me mbi 20 vite përvojë në kërkim, edukim publik, ndërtim kapacitetesh, monitorim dhe avokim. GADC promovon zhvillimin demokratik dhe qeverisjen e mirë, me fokus të veçantë në barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale. Gjatë sesionit u prezantuan të dhëna kombëtare mbi hendekun gjinor në paga në Shqipëri, dhe u analizuan faktorët strukturorë që vazhdojnë të ndikojnë në fuqizimin ekonomik të grave.

Mesazhet kryesore nga sesioni:

  • Mungesa e transparencës në pagat në Shqipëri lidhet me shkeljet e të drejtave të punës, përfshirë mungesën e kompensimit për orët shtesë të papaguara.

  • Hendeku gjinor në paga në Evropë arrin mesatarisht në 30%. Në Moldavi, ky hendek është 15.6% më i lartë se mesatarja evropiane. Gratë duhet të punojnë 39 ditë shtesë për të fituar të njëjtën pagë si burrat.

  • Në Maqedoninë e Veriut, paga e barabartë është e garantuar me kushtetutë, por direktivat evropiane për transparencën në paga ende nuk janë përshtatur në ligjet kombëtare.

  • Hendeku arsimor në paga është më i lartë për gratë me arsim fillor dhe të mesëm, por ekziston edhe në arsimin e lartë.

  • Në Malin e Zi mungon informacion mbi punësimin e grave me aftësi të kufizuara, si dhe të dhëna mbi koston e jetesës që rezulton nga aftësia e kufizuar, siç kërkohet nga Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

  • Në vitin 2024, 60.61% e grave me aftësi të kufizuara në Malin e Zi janë të regjistruara si të papuna nga numri total i personave me aftësi të kufizuara.

  • Ulja e hendekut gjinor në disa rajone të Mbretërisë së Bashkuar nuk ndodh për shkak të përmirësimit të pozitës së grave, por sepse burrët po përkeqësohen ekonomikisht.

📢 Raporti nga sesioni është në dispozicion.

🎥 Ju ftojmë të shikoni regjistrimin e sesionit:

Facebook
Twitter
LinkedIn

You may be interested in