Për shkak të barrierave të shumta me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara (në vijim: PAK), shumë politika dhe aktivitete në këtë fushë nuk e marrin parasysh dimensionin gjinor. Për më tepër, PAK shpeshherë anashkalohen edhe në politikat për barazi gjinore. Rritja e kostos së jetesës ka ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e pabarazive gjinore tek PAK, veçanërisht duke pasur parasysh se, që prej krizës së COVID-19, pothuajse nuk janë realizuar studime që të shqyrtojnë ndikimin gjinor të krizave pasuese dhe ndryshimet në standardin e tyre të jetesës. Një nga analizat e rralla mbi politikat e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor (BPGJ) për PAK u zhvillua nga Iniciativa e të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Bokës (IYDB) në vitin 2021, në kuadër të projektit “Për Barazinë Gjinore të PAK- (Persona me aftësi të kufizuara ) në Fushën e Punës dhe Punësimit,” i mbështetur nga Rrjeti për Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.
Një analizë e fundit nga përfituesit tanë në Mal të Zi, IMI Boke, mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, zbulon të dhëna alarmante: ka pothuajse dyfish më shumë gra me aftësi të kufizuara, të papuna dhe me vetëm arsim bazë, krahasuar me burrat me aftësi të kufizuara me të njëjtin nivel arsimimi. Analiza thellohet mbi gjetjet që lidhen me rehabilitimin profesional, punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe mbrojtjen sociale dhe atë të fëmijëve.
Kjo analizë e RrBPGJ është fokusuar në fushën e rehabilitimit profesional dhe punësimit të PAK- ( Persona me aftësi të kufizuara ), si një nga parakushtet për një standard jetese të denjë, të pavarur dhe të qëndrueshëm për këtë grup. Megjithatë, të dhënat e paraqitura i përkasin periudhës 2016–2020, çka i bën tashmë të vjetruara dhe të pamjaftueshme për të mbështetur plotësisht zgjidhjet që synojmë të propozojmë në kuadër të ndryshimeve ligjore për Ligjin mbi Rehabilitimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Zbuloni si gjinia luan një rol kyç në këto sektorë dhe cilat janë disa nga rekomandimet që dalin nga kjo analizë!
Click here to download the publication: https://gbwn.net/wp-content/uploads/2025/05/Policy-Brief-eng-210×297-3mm.pdf
For Montenegrin version: https://gbwn.net/wp-content/uploads/