Konkurs Fotografik: “Gjinia dhe ndryshimet klimatike përmes syrrit të qytetarëve”

Ndikimet e ndryshimeve klimatike nuk janë neutrale ndaj gjinisë. Gratë, burrat dhe grupet e ndryshme shoqërore përjetojnë rreziqet klimatike në mënyra të ndryshme, për shkak të roleve të tyre në shoqëri, qasjes në burime dhe fuqisë vendimmarrëse. Njohja e këtyre dallimeve është thelbësore për arritjen e drejtësisë klimatike dhe për sigurimin e politikave gjithëpërfshirëse në fushën e klimës.

Rrjeti për Monitorimin e Buxheteve nga Perspektiva Gjinore (Gender Budget Watchdog Network – GBWN) po organizon konferencën ndërkombëtare “Going Glocal 2.0: Të ardhme të qëndrueshme dhe të përgjegjshme gjinorisht”, e cila do të fokusohet në Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe Monitorimin e Veprimit Klimatik. Konferenca do të mbahet në Shkup, Maqedoninë e Veriut, më 10–11 dhjetor 2025. Ngjarja do të mbledhë organizata të shoqërisë civile, vendimmarrës dhe ekspertë nga Ballkani Perëndimor, Moldavia dhe vendet anëtare të Iniciativës Qendrore Evropiane (CEI), për të adresuar ndërthurjen midis barazisë gjinore dhe ndryshimeve klimatike.

Në kuadër të konferencës, GBWN shpall konkursin fotografik “Gjinia dhe Ndryshimet Klimatike përmes Syve të Qytetarëve”, me qëllim që të kapen përmes fotografisë perspektiva të ndryshme mbi gjininë dhe ndryshimet klimatike. Punimet e përzgjedhura do të ekspozohen gjatë konferencës dhe do të publikohen në platformat online të GBWN.

Qëllimet e konkursit:

  • Të nxisë dialogun publik mbi lidhjen midis ndryshimeve klimatike dhe barazisë gjinore.

  • Të inkurajojë shprehjen krijuese si mënyrë për të komunikuar çështje komplekse.

  • Të fuqizojë zërat e shoqërisë civile, të rinjve dhe artistëve për drejtësinë klimatike.

  • Të pasurojë konferencën me kontribute artistike krahas diskutimeve politike dhe profesionale.

Temat e sugjeruara:

Pjesëmarrësit ftohen të reflektojnë përmes fotografisë mbi temat e mëposhtme (por jo të kufizuara vetëm në to):

  • Fytyra gjinore e ndryshimeve klimatike.

  • Kush e mban barrën e krizave klimatike?

  • Qëndresa e përditshme: gra, burra dhe komunitete që përshtaten me ndryshimet.

  • Pengesat dhe mundësitë për gratë në tranzicionin e gjelbër.

  • Zërat e padukshëm në veprimin klimatik.

  • Gjeneratat e ardhshme: rinia, gjinia dhe drejtësia klimatike.

Kush mund të aplikojë:

  • Individë dhe grupe nga Ballkani Perëndimor, Moldavia dhe vendet e tjera të CEI.

  • Inkurajohen të aplikojnë artistë, aktivistë të organizatave të shoqërisë civile, studentë dhe grupe komunitare.

  • Mirëpriten si fotografë profesionistë ashtu edhe amatorë.

Udhëzime për dorëzimin:

  • Çdo pjesëmarrës mund të dërgojë një fotografi.

  • Të gjitha punimet duhet të jenë origjinale dhe të papublikuara më parë.

  • Formati: JPEG/PNG, rezolucion i lartë (minimumi 300 dpi).

  • Çdo dorëzim duhet të përfshijë një deklaratë të shkurtër artistike (deri në 150 fjalë).

  • Fotografia duhet të dërgohet më së voni deri më 10 nëntor 2025 në adresën e emailit: gbwn@crpm.org.mk

Fituesi do të zgjidhet përmes votimit të komunitetit dhe do të shpërblehet me pjesëmarrje në konferencë dhe një çmim mirënjohjeje.

Facebook
Twitter
LinkedIn

You may be interested in