Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor ka kënaqësinë t’ju ftojë në webinarin tonë të tretë, tëtitulluar “Sigurimi i barazisë: Menaxhimi i përgjigjshëm gjinor i financave publike dhe roli i OSHC-ve” që do të zhvillohet më 26 janar (e mërkurë), 2022 nga ora 15:00 – 17:00.
Qëllimi i këtij takimi virtual është diskutimi I kuadrit plotësues PEFA për vlerësimin e menaxhimit të financavepublike të përgjigjshme gjinore dhe rolin që mund të kenë OSHC-të në përmirësimin e aplikimit të kësaj metodologjie në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë.
Më poshtë ju prezantojmë me folësitsi dhe agjendën e webinarit.
Orari | Folësit / Organizata | Tema |
3:00-3:10 | Përfaqësues nga RrMBGj / CRPM | Fjalime Hyrëse |
3:10-3:25 | Përfaqësues nga Sekretariati i PEFA | Prezantimi i kornizës plotësuese të PEFA-s për vlerësimin e menaxhimit të financave publike të përgjigjshme gjinore (GRPFM) dhe nëntë indikatorëve të vendosur; |
3:25-3:40 | Përfaqësues ngaWorld Bank | Zbatimi i kornizës plotësuese PEFA – mësimet e nxjerra dhe cili mund të jetëroli i shoqërisë civile? |
3:40:3:55 | Përfaqësues ngaNIRAS Development Consulting | Pikat hyrëse për përdorimin e kornizës PEFA si një platformë për reformimin dhe krijimin e sistemeve të menaxhimit të financave publike të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë; |
3:55-4:10 | Përfaqësues ngaEuropean Women’s Lobby | Organizatat e grave si vëzhguese të mundshme të këshillave fiskalë duke përdorur kornizën plotësuese të GRPFM – çfarë përshtatjeje nevojitet që ajo të përdoret nga OSHC-të gjatë monitorimit? |
4:10-5:00 | Sesioni Pyetje-Përgjigje; fjalët mbyllëse |
Për të marrë pjesë në webinar, ju lutemi që të regjistroheni paraprakisht në linkun e mëposhtëm https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZcrcOioqD4rHNWRTQiL7Q1QFtdulRFuayVT; pasi të regjistroheni, do të merrni një tjetër link ZOOM që do t’ju çojë në platformën e webinar-it.
Jemi në dispozicionin tuaj për çdo pyetje të mëtejshme në simonovski@crpm.org.mk
Gjithë të mirat,
Ekipi i GBWN
Subscribe to our newsletter to receive updates, news, and insights about our work in gender equality
Center for Research and Policy Making – Network for Gender Responsive Budgeting
With funding from