{"id":7611,"date":"2023-07-11T15:14:43","date_gmt":"2023-07-11T13:14:43","guid":{"rendered":"https:\/\/gbwn.net\/?p=7611"},"modified":"2023-07-11T15:14:43","modified_gmt":"2023-07-11T13:14:43","slug":"workshop-mbi-gjinine-dhe-ndryshimet-klimatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/workshop-mbi-gjinine-dhe-ndryshimet-klimatike\/","title":{"rendered":"Workshop mbi Gjinin\u00eb dhe Ndryshimet Klimatike"},"content":{"rendered":"<p>CRPM ka mir\u00ebpritur partner\u00ebt e RrMBGj n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga data 20 n\u00eb 25 qershor 2023. Dy dit\u00ebt e para iu kushtuan \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjinis\u00eb dhe ndryshimeve klimatike, masave t\u00eb zbutjes dhe p\u00ebrshtatjes.<\/p>\n<p><b>DITA 1<\/b><\/p>\n<p><b>N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb workshop-it ton\u00eb<\/b> mbi Gjinin\u00eb dhe Ndryshimet Klimatike, pat\u00ebm rastin t\u00eb vizitonim Malin Vodno ku edhe nis\u00ebm workshop-et kat\u00ebr ditore. Pas k\u00ebsaj vizite vijuam me sesione t\u00eb zhvilluara nga Slavjanka Pejchinovska-Andonova, e cila b\u00ebri nj\u00eb prezantim t\u00eb konceptit t\u00eb ndryshimeve klimatike, masave t\u00eb zbutjes dhe p\u00ebrshtatjes dhe komponentit t\u00eb barazis\u00eb gjinore n\u00eb veprimet ndaj ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p><b><i>Cilat jan\u00eb burimet kryesore t\u00eb shkarkimeve t\u00eb gazeve me efekte serr\u00eb, cilat jan\u00eb impaktet e ndryshimeve klimatike dhe kush jan\u00eb grupet m\u00eb t\u00eb cenueshme ndaj pasojave t\u00eb ndryshimeve klimatike?<\/i><\/b><\/p>\n<p>E nis\u00ebm diskutimin me Faktet e Ndryshimeve Klimatike \u2013 n\u00ebn drejtimin e ekspertes Slavjanka Pejchinovska-Andonova. Sesioni nxiti nj\u00eb diskutim nd\u00ebrveprues mes t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve lidhur me pik\u00ebpamjet e tyre mbi ndryshimet klimatike dhe \u00e7far\u00eb veprimesh mund t\u00eb nd\u00ebrmarrim n\u00eb nivel individual dhe kolektiv. Slavjanka na paraqiti nj\u00eb shpjegim shum\u00eb konstruktiv t\u00eb dukurive t\u00eb ndryshimeve klimatike dhe veprimtarive njer\u00ebzore q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb ndryshimet klimatike.<\/p>\n<p><i><b>Cilat jan\u00eb nevojat n\u00eb secilin vend dhe \u00e7far\u00eb lloj veprimesh duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrim p\u00ebr t\u00eb reduktuar shkarkimet e Gazeve me Efekte Serr\u00eb (GES) dhe pasojat e tyre n\u00eb mjedis, n\u00eb humbjen e biodiversitetit dhe n\u00eb jet\u00ebt tona? <\/b><\/i><\/p>\n<p>Sesioni i dyt\u00eb i dit\u00ebs u fokusua n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien midis \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjinis\u00eb dhe ndryshimeve klimatike \u2013 rolet gjinore n\u00eb shoq\u00ebri dhe si k\u00ebto role specifike e b\u00ebjn\u00eb gruan m\u00eb t\u00eb cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Diskutuam shembuj t\u00eb cenueshmeris\u00eb ndaj ndryshimeve klimatike n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme ekonomike n\u00eb kontekstet tona lokale.<\/p>\n<p><b><i>Si munden veprimet klimatike t\u00eb p\u00ebrgjigjshme gjinore t\u00eb mb\u00ebshtesin barazin\u00eb gjinore dhe t\u00eb minimizojn\u00eb impaktet e ndryshimeve klimatike?<\/i><\/b><\/p>\n<p>Diskutimi na \u00e7oi n\u00eb p\u00ebrfundimin se masat duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00ebshtresore, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse kryhet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje, duhet t\u00eb marrim n\u00eb konsiderat\u00eb impaktet e ndryshme q\u00eb ajo do t\u00eb ket\u00eb, sidomos p\u00ebr sa i p\u00ebrket grupeve t\u00eb cenueshme dhe t\u00eb disavantazhuara.<\/p>\n<p><b>DITA 2<\/b><\/p>\n<p>Dita e dyt\u00eb e workshop-it ishte shum\u00eb intensive, por i kemi synimet e larta!<\/p>\n<p>Sesioni i m\u00ebngjesit iu kushtua tem\u00ebs komplekse t\u00eb angazhimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Ndryshimet Klimatike dhe Barazin\u00eb Gjinore \u2013 udh\u00ebhequr nga ekspertja Gordana Nestorovska. Me ndihm\u00ebn e Gordan\u00ebs, kuptuam m\u00eb mir\u00eb lidhjen midis angazhimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Ndryshimet Klimatike dhe Barazin\u00eb Gjinore. Angazhimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb baza p\u00ebr rrjetin ton\u00eb monitorues n\u00eb monitorimin dhe mbik\u00ebqyrjen se si ato integrohen n\u00eb politikat dhe legjislacionin komb\u00ebtar n\u00eb vendet tona partnere. OSHC-t\u00eb q\u00eb po trajnojm\u00eb mbi mjetet e Buxhetimit t\u00eb P\u00ebrgjigjsh\u00ebm Gjinor n\u00eb rrjetin ton\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdorin gjithashtu angazhimet dhe mekanizmat raportues t\u00eb shtetit si mjete advokimi. Vazhduam diskutimin mbi mund\u00ebsit\u00eb e Financimit p\u00ebr Ndryshimet Klimatike me Slavjanka Pejchinovska \u2013 Andonova, e cila na prezantoi me Fondin e Gjelb\u00ebr p\u00ebr Klim\u00ebn (Green Climate Fund &#8211; GCF), misionin e tij, instrumentet financiare q\u00eb mb\u00ebshtesin veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, kriteret p\u00ebr pranimin e projekteve, shembuj t\u00eb mir\u00eb t\u00eb projekteve p\u00ebr ndryshimet klimatike me veprime p\u00ebr p\u00ebrshtatjen dhe zbutjen.<\/p>\n<p><b><i>Si t\u2019i angazhojm\u00eb grat\u00eb dhe burrat e t\u00eb gjitha moshave si aktor\u00eb n\u00eb hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve t\u00eb klim\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb financohen? <\/i><\/b><\/p>\n<p>N\u00eb sesionin e pasdites, punuam s\u00eb pari p\u00ebr zhvillimin e metodologjis\u00eb s\u00eb rrjetit ton\u00eb e cila do t\u2019i pajis\u00eb OSHC-t\u00eb me mjete t\u00eb ndryshme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme (lokal, komb\u00ebtar) dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb ndryshme (aktivitete, projekte, programe, strategji) p\u00ebr veprimtari monitoruese t\u00eb financimit p\u00ebr ndryshimet klimatike nga perspektiva gjinore. Pas k\u00ebsaj, sesioni i fundit ishte nj\u00eb reflektim mbi diskutimet e t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs dhe integrimi i informacionit t\u00eb ri t\u00eb marr\u00eb nga ekspertet n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb mjeti p\u00ebr hulumtimin rajonal mbi vler\u00ebsimin e gjinis\u00eb n\u00eb financimet p\u00ebr ndryshimet klimatike.<\/p>\n<p><b><i>Si mund t\u2019i ndihmojm\u00eb grupet e synuara t\u00eb identifikojn\u00eb nevojat e tyre t\u00eb v\u00ebrteta? Cilat jan\u00eb rolet gjinore n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm? Si mund t\u00eb sigurojm\u00eb Prokurim t\u00eb Gjelb\u00ebr dhe t\u00eb ndjesh\u00ebm nga ana Gjinore?<\/i><\/b><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim na lind\u00ebn edhe shum\u00eb pyetje t\u00eb tjera, por kjo na b\u00ebri edhe m\u00eb kureshtar\u00eb p\u00ebr t\u2019i hyr\u00eb m\u00eb thell\u00eb pun\u00ebs son\u00eb. E p\u00ebrmbyll\u00ebm workshop-in duke hartuar nj\u00eb plan shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb veprimi me 5 hapa, n\u00ebn drejtimin e Marija Risteska, drejtore ekzekutive e CRPM. Ky plan veprimi do t\u00eb ndiqet nga partner\u00ebt n\u00eb dy muajt e ardhsh\u00ebm. Na ndiqni!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>CRPM ka mir\u00ebpritur partner\u00ebt e RrMBGj n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga data 20 n\u00eb 25 qershor 2023. Dy dit\u00ebt e para iu kushtuan \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjinis\u00eb dhe ndryshimeve klimatike, masave t\u00eb zbutjes dhe p\u00ebrshtatjes. DITA 1 N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb workshop-it ton\u00eb mbi Gjinin\u00eb dhe Ndryshimet Klimatike, pat\u00ebm rastin t\u00eb vizitonim Malin Vodno ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":75,"featured_media":7402,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[26,2],"tags":[],"class_list":["post-7611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-acktivitete","category-uncategorized-sq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/75"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7611"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7612,"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7611\/revisions\/7612"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7402"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/gbwn.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}